Juve fiton derbin ndaj Torinos
Juventus ka fituar 4-2 ndaj Torinos në derbin e qytetit.
Bardhezinjtë në fakt përmbysën dy herë shifrat pasi e panë veten në disavantazh që në minutën e 2 kur realizoi Karamoh.
Megjithatë ekipi i Allegrit barazoi shpejt shifrat me golin e Cuadrados. Në limit të pjesës së parë u realizuan dhe 2 gola të tjerë. Torino shënoi me Sanabria, ndërsa Danilo barazoi për 2-2 duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.
Në pjesën e dytë të besuarit e Allegrit ishin më superiore se kundërshtari duke realizuar 2 gola të tjerë me autor Bremer 71′ dhe Rabiot 81′.
Ndërkohë, Pogba debutoi këtë sezon për herë të parë me ekipin bardh e zi duke hyrë si zëvendësues në minutën e 69′.
Kjo fitore e ngjit Juventusin në vendin 7 me 75. Në ndeshjen e radhës, Juventu do të luajë në transfertë ndaj Romës.