Juve interesohet për futbollistin e Unitedit

04 shkurt 2022 | 13:15

Skuadra e Juventusit e ka identifikuar mesfushorin e Manchester United-it, Jesse Lingardin, si cak të afatit kalimtar veror, raporton “Calciomercato”.

29-vjeçari po konsiderohet si opsion nga trajneri Massimiliano Allegri këtë verë, pasi ky i fundit po kërkon ta përforcojë mesfushën. “Zonja e Vjetër” po e monitorojnë situatën teksa atij po i afrohet fundi i kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Këta të fundit nuk po duket se po duan që t’ia zgjasin kontratën, e as Lingardi nuk po shfaq më interesim të madh për të ndenjur në “Old Trafford”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve…