Juve kontakton Conten

22 shtator 2022 | 14:11

Në Angli nuk kanë dyshime se mungesa e rinovimit të Antonio Contes me Tottenhamin është e lidhur me mundësinë e një rikthimi të mundshëm te Juventusi.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Pavel Nedved, zëvendëspresident i bardhezinjve, ka nisur punën për të bindur mikun e tij, Conte, për mundësinë e një rikthimi të mundshëm në verën e ardhshme.

Max Allegri për momentin është në dyshim të madh për të vijuar aventurën me klubin torinez, por dhe nëse shkarkohet vendin e tij pritet ta zërë Montero, një ish-lojtar aktualisht i punësuar te ekipi i të rinjve. Pas mbledhje së të premtes te klubi torinez sipas medieve italiane mund të ketë më shumë qartësi për të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar të enjten në…