Juve mposhti minimalisht Fiorentinën

12 shkurt 2023 | 22:25

Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në Seria A, duke triumfuar 1-0 ndaj Fiorentinës në duelin e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Skuadra torineze në fakt e dominoi ndeshjen, por në fund rrezikoi që të dilte vetëm me një pikë.

Skuadra torineze ju afrua dy herë shumë pranë golit me Kostiq, i cili shpërdoroi dy shanse shumë të mira përballë portierit. Në minutën e 34-t, nga një aksion i ngjashëm, Rabiot shënon me kokë pas një krosimi nga Di Maria.

Në pjesën e dytë, Vlahovic do të dyfishonte shifrat me një aksion të bukur, por gjyqtari e anuloi për shkak të një pozicioni jashtë loje milimetrik. Në krahun tjetër Fiorentina do të shënonte një super gol në fundin e kohës së rregullt me Gastrovilin, por arbitri e anuloi pë rnjë pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat…