Juve ofron njërin nga tre yjet për Pogban

12 nëntor 2018 | 11:28

Juventusi e dëshiron mesfushorin francez, Paul Pogba, dhe për të është gati t’i ofrojë njërin nga tri yjet si pjesë e marrëveshjes.

Mesfushori francez nuk po kalon ditët më të mira në “Old Trafford” dhe marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho nuk është stabile. Kjo situatë ka bërë që Pogba të mendojë largimin nga Unitedi dhe skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

“Express.co.uk” raporton se “Zonja e Vjetër është e gatshme t’i ofrojë Unitedit njërin prej tre lojtarëve të tyre për shërbimet e Pogbas. Lojtarët që Unitedi është gati të ofroj janë Medhi Benatia, Alex Sandro ose Mario Mandzukiq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së…