Juve planifikon transferimin e Icardit

30 nëntor 2020 | 12:07

Mauro Icardi mund të rikthehet dhe të luajë sërish në Serie A, pas aventurës së tij me Interin deri para dy viteve.

Interesim për ta rikthyer sulmuesin argjentinas në Itali kanë shprehur rivalët e Interit, Milani dhe Juventusi. Tani, gjithnjë sipas raporteve të fundit nga “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” ka bërë hapa konkret drejt një marrëveshje me Paris-Saint-Germain për Icardin.

Ata do t’i ofrojnë shërbimet e Paulo Dybalas në këmbim të tij, ofertë kjo e cila edhe mund t’i përshtatet klubit parisien. Dybala është në bisedime me Juventusin për rinovimin e kontratës dhe deri më tani nuk kanë gjetur ndonjë marrëveshje finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa…