Juve rikthehet të fitorja

29 tetor 2022 | 21:02

Juventusi është kthyer te fitorja pas humbjes zhgënjyese 4-3 të pësuar në Champions League katër ditë më parë kundër Benfica-s që ka zyrtarizuar eliminimin e parakohshëm të bardhezinjve nga Europa e rëndësishme.

Skuadra e Massimiliano Allegri-t ka mundur 1-0 Lecce-n në transfertë dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes duke parakaluar Inter-in dhe duke shkuar vetëm dy pikë larg zonës Champions.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin Via del Mare është vendosur në pjesën e dytë nga një super gol i të riut Fagioli në minutën e 73-të. 23-vjeçari është aktivizuar në pjesën e dytë në vend të McKennie dhe e ka shpërblyer besimin e trajnerit me një super gol.

Verdhekuqtë kanë luftuar deri në fund për të gjetur golin e barazimit dhe i kanë shkuar shumë afër në minutën e 89-të me Hjulmand, i cili ka goditur shtyllën me një goditje nga jashtë zone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka më shumë se tri javë që është vjedhur Ambulanca…