Juve shkëlqen ndaj Parmës

19 dhjetor 2020 | 22:45

Juventus rikthehet të dhurojë spektakël në Seria A. Skuadra e Pirlos mbrëmjen e sotme ka marrë një fitore shumë të thjeshtë 4-0 në transfertën ndaj Parmës. Ishte një ndeshje e dominuar që nga minuta e parë deri në të fundit, teksa Buffon nuk u vendos thuajse asnjëherë në provë.

Sfidën e zhbllokoi një ish-futbollist i Parmës, Dejan Kulusevski, pasi u harrua në zonë nga mbrojtja vendase në minutën e 23-të. Më pas protagonist është vetëm Ronaldo.

Sulmuesi portugez shënoi një gol fantastik me kokë në minutën e 26-të, duke bërë një kërcim si basketbollist brenda zonës. Më pas në fillimin e pjesës së dytë CR7 shënoi një tjetër gol të bukur me të majtën nga një pozicion i prirët brenda zonës. 5 minuta nga fundi kishte kohë edhe për një gol të Moratës, me një gol me kokë brenda zonës. Juventus me këtë fitore merr vendin e dytë me 27 pikë, një më pak se Milani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Memli Krasniqi ka dhënë edhe mendimet e tij se a…