Juve shokohet nga Sassuolo

27 tetor 2021 | 21:11

Juventusi është mposhtur 2-1 nga Sassuolo duke pranuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në xhiron e 10-të në Serie A, “Zonja e Vjetër” nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në shtëpi, duke u mposhtur 1- me Sassuolon.

Kjo do të thotë se Juve tani ka mbetur 13 pikë prapa liderit, Milanit, derisa renditet në pozitën e shtatë me 15 pikë. Të parët kaluan në epërsi mysafirët, Frattesi shënoi për 0-1 në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë, Juuve e kërkoi shumë golin, dhe e gjeti të barazimit në minutën e 76’, McKennie shënoi për 1-1.

Më pas Juve nisi të kërkojë golin e fitores, por duke rrezikuar shumë me hapësira prapa dhe për këtë, u ndëshkuan krejt në fund të takimit.

Lopez arriti të shënojë për t’i shokuar vendasit dhe për t’ia dhuruar tri pikë Sassuolos. Ai shënoi për 2-1 në minutën e 95-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona nuk di të ngrejë “krye” nën drejtimin e Ronald…