Juventus – Milan, superderbi i kësaj fundjave

19 shtator 2021 | 12:18

Kjo fundjavë do të përmbyllet me një duel tejet interesant në Serie A. Juventusi do ta presë Milanin në kuadër të javës së katërt.

“Zonja e Vjetër” e ka nisur si mos më keq këtë sezon dhe pas tri xhirove ka vetëm një pikë, duke u renditur në vendin e 16-të.

Në anën tjetër, Milani ka pasur një nisje të përkryer të sezonit.

Kuqezinjtë pas tri xhirove kanë nëntë pikë dhe me fitore sonte do të vazhdonin të kryesonin në renditjen tabelare.

Por, Milani do të përballet me mungesën e Ibrahimovic, teksa paraqitja e Giroud mbetet ende në pikëpyetje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e pestë në Premierligën angleze do të përmbyllet me…