Tjetër derbi në Premierligë, përballen Tottenhami dhe Chelsea

19 shtator 2021 | 12:15

Java e pestë në Premierligën angleze do të përmbyllet me një duel shumë interesant.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, Tottenhami do ta presë kampionin e Evropës, Chelsea-n.

Tottenham e ka nisur mirë sezonin e ri, teksa pas katër xhirove ka nëntë pikë, me tri fitore dhe një humbje.

Në anën tjetër, Chelsea ka 10 pikë pas katër ndeshjeve, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim, kurse me fitore sonte mund ta marrë edhe primatin në tabelë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare më të komentuara…