Juventusi e kërkon Witselin në janar

26 shtator 2021 | 14:17

Juventusi po shqyrton një lëvizje të janarit për mesfushorin e Borussia Dortmund, Axel Witsel, sipas “Calcio Mercato”.

Marrëveshja aktuale e 32-vjeçarit skadon në qershor 2022 dhe ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate me çdo kërkues të mundshëm kur të hapet dritarja e transferimit.

Juve është gati të hidhet në sulm për Witsel, i cili ka bërë 113 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin deri më tani.

Kujtojmë që edhe gjatë verës kishte zëra për një transferim të mundshëm të belgut në Torino, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…