Juventusi vazhdon zhgënjimin

27 nëntor 2021 | 20:07

Tjetër rezultat zhgënjyes vjen për Juventusin.

Pas humbjes turpëruese 4:0 të pësuar në Champions League kundër Chelsea-t, pritej një reagim i skuadrës së Allegri-t në ndeshjen e kampionatit kundër Atalantas.

Por nuk ka qenë kështu.

Zikaltrit, në fakt, janë larguar nga Torino me tri pikët falë golit të shënuar nga Duvan Zapata në minutën e 28-të, me kolumbianin që ka finalizuar asistin e marrë nga Berat Gjimshitit me një goditje të frikshme.

Fitore e rrallë për Atalanta-n, që nuk fitonte një ndeshje të kampionatit në fushën e bardhezinjve që nga viti 1989.

Juventus, nga ana tjetër, ka shkuar shtatë pikë larg zonës Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë-Rugovë…