Juvja e nis me fitore kampionatin ndaj Parmës

24 gusht 2019 | 21:17

Juventusi e nisi me këmbën e mbarë Serinë A, teksa mori 3 pikët e para, pas fitores minimale 0-1 në fushën e Parmës.

Pa Sarrin në stol, me pneumoni, bardhezinjtë e nisën me një gol nga Kielini, që në minutën e 21-të, me mbrojtësin që shtyu saktë një top drejt rrjetës.

Në të 35-tën, ishte Ronaldo që shënoi të dytin, por arbitri e anuloi pasi pa edhe VAR-in, e ku duhet theksuar se pozicioni jashtë loje ishte milikmetrik për portugezin. Me kalimin e minutave, bardhezinjtë kërkuan edhe golin e sigurisë, veçanërisht me Ronaldon, por pa mundur që të tundin sërish rrjetën.

Kështu, “Zonja e Vjetër” e nis me 3 pikë sezonin e ri në Seria A, ndërsa pret edhe ndeshjet e rivalëve përgjatë fundjavës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka mposhtur Arsenalin në xhiron e tretë të Premier…