Ka ofensivë ndërkombëtare, marrëveshja me Serbinë mund të ndodhë para dhjetorit

19 tetor 2022 | 08:31

Një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet para dhjetorit të këtij viti. Kështu ka thënë kryetari i AAK-së, sipas të cilit, ka një angazhim të gjerë ndërkombëtar drejt këtij qëllimi.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka ku shkon dhe do të përballet me këtë gjendje.

Megjithatë, ai shtoi se nuk do ta lë vetëm shefin e qeverisë. U shpreh se është koha e duhur për marrëveshjen finale mes dy vendeve.

“Cilindo kryeministër sepse është çështje e interesit nacional. Ekziston një ofensivë ndërkombëtare për ta përfunduar këtë çështje. Jemi në fazën finale, ditëve apo para javëve të një marrëveshje finale. Është e mundshme (para dhjetorit). Besoj që interesi i ndërkombëtarëve është serioze. Ka një kornizë kohore”, theksoi ai në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzeu Hamburger Bahnhof në Berlin ka reaguar ndaj krizës energjetike,…