Kabashi, Munishit: Edhe 20 vjet je trajner i Ballkanit
08 qershor 2020
| 12:33
Ballkani pas barazimit me Drenicën (0-0) e ka humbur pozitën e parë në renditjen tabelore.
Pavarësisht këtij fakti, presidenti Arsim Kabashi ka konfirmuar se Ismet Munishi do të vazhdon punën e trajnerit edhe nëse skuadra e Ballkanit nuk e fiton titullin.
“Baba i trajnerëve në shqiptari, edhe 20 vjet ka kontratë me Ballkanin, edhe nëse kurrë nuk bëhemi kampion. Krenar dhe falënderues për gjithçka që po jep për klubin e qytetit”, ka shkruar Kabashi në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)



