Kabineti i kryeministrit Abazoviq, ka falënderuar për mikpritje kryetarin e AKB-së, Agim Shahinin

29 maj 2023 | 16:27

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka pranuar falënderim zyrtar nga Kabineti i Kryeministrit të Mali të Zi, Dritan Abazoviqi për mikpritjen e delegacionit malazez gjatë vizitës së tyre në Republikën e Kosovës. Në falënderimin e cila mbanë nënshkrimin e këshilltares së kryeministrit Abazoviq, znj. Marije Krgoviq, është thënë se shprehim mirënjohje të thellë Aleancës që e drejton Shahini për mikpritjen e delegacionit qeveritar të drejtuar nga Abazoviq.

“Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen që i treguat delegacionit Malazez gjatë vizitës në Republikën e Kosovës dhe për mirënjohje që Aleanca e juaj i bëri Kryeministrit, Dritan Abazoviq”, thuhet ndër tjera në falënderimin e qeverisë së Malit të Zi.

Njoftimi i plotë:

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka pranuar falënderim zyrtar nga Kabineti i Kryeministrit të Mali të Zi, Dritan Abazoviq ku ndër të tjera thuhet  si më poshtë:

Nga: Kabineti i Kryeministrit të Malit të Zi – Podgoricë 8 maj 2023

Aleanca Kosovare e Bizneseve – AKB, zotit. Agim Shahini, Kryetar

I nderuar z. Shahini

Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen që i treguat delegacionit Malazez gjatë vizitës në Republikën e Kosovës dhe për mirënjohje që Aleanca e juaj i bëri Kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Ishte kënaqësi që gjatë qëndrimit tim pata rastin të takohem me anëtarë të shquar të Aleancës Kosovare të Biznesit, gjatë të cilët u shkëmbyen mendime për tema të rëndësishme mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Veçanërisht do të theksoja çështjen e heqjes së barrierave tregtare, të cilat do të kontribuonin dukshëm në forcimin e lidhjes ekonomike ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Besoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara në këtë drejtim dhe se së shpejti do të shohim zhvillimin konkret në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

KËSHILLTARJA E KRYEMNISTRIT, Marija Krgoviq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorët…