“Kaçës” që u arrestua në veri të vendit i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji

12 gusht 2023 | 23:24

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Besim Zeqirit, i njohur me nofkën “Kaça”.

Këtë lajm Klankosova.tv e ka konfirmuar përmes burimeve të sigurta.

Kujtojmë se premten, Njësia Speciale në afërsi të Çeçevës, në veri të vendit, ka arrestuar Besim Zeqiri si dhe katër serbë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij.

“Kaça” dhe bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar për veprat penale “Kontrabandë mallrash”, “Posedim i susbtancave narkotike” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…