Kadri Veseli: Faleminderit futbollistëve tanë

27 mars 2018 | 22:02

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar futbollistët e tri grupmoshave për rezultatet e arritura sonte në tri ndeshje të ndryshme.

“Faleminderit futbollistëve tanë për dy fitoret dhe barazimin që na dhuruan sot, në ndeshjet që zhvilluan në Kosovë, në Francë dhe në Portugali. Me punë, sukseset nuk do të na mungojnë asnjëherë”, ka shkruar Veseli.

Të kujtojmë se sonte, fillimisht përfaqësuesja U19 e Kosovës mposhti Sllovakinë 2:1 në Portugali për kualifikime për evropian, më pas Kosova A, përfaqësuesja kryesore, mposhti Burkina Fason 2 me 0 në Francë, ndërsa “luanët” U21 arritën barazim pa gola kundër Gjermanisë në “Adem Jashari” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka theksuar se është e…