Kadri Veseli sot në gjykatë për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

20 dhjetor 2017 | 08:45

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e fundit trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj dy deputetëve tjerë nuk është caktuar masa e paraburgimit, raporton KP.

Në seancën e sotme priten të dëshmojnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetët Bekim Haxhiu e Armend Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj, tashmë ka mbushur 100…