Kadriu: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

25 shkurt 2018 | 14:05

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka bërë me dije se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme dhe nuk ka asnjë problem me borën që po bie.

Ai ka treguar për “Klan Kosovën” se të gjitha kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, 16 sosh, janë në terren të mobilizuara 24 orë dhe kanë me vete sasi të mjaftueshme të kripës.

Kadriu ka shtuar se megjithatë është intervenuar në rrugët malore, ndërsa që gjithë kjo sipas tij po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Image result for rexhep kadriu

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë libra të rinj u janë shtuar studentëve të Kolegjit…