Kahni, president i Bayernit në vitin 2022

30 gusht 2019 | 17:38

Oliver Kahn do të jetë presidenti i Bayern Munchenit, por nga viti 2022 për shkak se tani do të jetë pjesë e stafit drejtues.

11 vjet pasi u tërhoq nga futbolli, Oliver Kahn është gati të kthehet në ekipin që e bëri atë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohëve. 50-vjeçari do të kthehet si pjesë e stafit drejtues nga janari i vitit të ardhshëm dhe në vitin 2022 do ta marrë postin e presidentit të klubit gjerman.

“Është një nder i madh për mua të bashkohem me bordin drejtues të klubit dhe më pas të bëhem president. Falënderoj Uli Hënes për besimin! Unë jam i lidhur me këtë klub që ka formuar jetën time”, ka thënë Kahn.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa i…