Kajtazi: Pas vërshimeve në Prishtinë kishte lutje për zhdukjen e njerëzve në Drenicë, solidariteti me viktimat serbe është rrenë

05 maj 2023 | 12:39

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas ndezjes së qirinjve në Prishtinë, si shenjë solidarizimi me viktimat serbe, pas krimit të fundit në Beograd.

Kajtazi ka thënë se shfaqja e dhimbjes dhe solidaritetit, duke ndezur qirinj në Prishtinë është rrenë, sepse jo shumë muaj më parë kur Drenicën e pati vërshuar shiu, në Prishtinë kishte lutje për zhdukjen e njerëzve atje.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Kajtazit në “Facebook”:

Keqardhje per jetet e humbura ne Serbi ne keto dy masakra.

Veçanerisht per nxenesit.

Njerez krejtesisht te pafajshem. Jete te keputura pa asnje arsye.

Dhimbje ka dhe po shfaqet edhe ne Kosove, ndonese me shekuj jemi viktime e regjimit dhe popullit serb.

Por shfaqja e dhimbjes dhe solidaritetit duke ndezur qirinje ne Prishtine, eshte e sforcuar. Eshte rren. Sepse jo shume muaj me pare kur Drenicen e vershoi shiu, ne Prishtine kishte lutje per zdukjen e njerezve atje.

Prandaj, mos rreni!

Popujt tjere ne Ballkan, me se shumti ne, shqiptaret, i kemi mbledhur me shekuj viktimat tona te masakruar prej serbeve.

Regjimi i Vuçiqit vazhdon ende te mos na i kthej te zhdukurit e luftes se fundit.

Serbet kane hedhur dhe ngritur themelet e shtetit te vet mbi gjakun e shqiptareve.

Ata, ne gjen i kane masakrat. Thuajse askush nuk shpreh keqardhje per dhimbjen tone. Tash i jane kthyer vetevetes. Sepse nuk mund te jetojne pa gjak.

Paqe e jete per te gjithe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat…