Kalabria në Prishtinë për disa orë do të mbetet pa ujë

08 maj 2019 | 12:03

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e njërës zonë të lagjes Kalabria në Prishtinë, se duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është: Për shkak të nevojës për ndërhyrje nga ekipet në teren , në zhvendosjen e linjës fi 225 mm që furnizon zonën e ashtuquajtur te banesat e Arabëve në lagjen Kalabria në Prishtinë, për shkak të krijimit të hapësirës për punime në kolektorin e kanalizimit, si investim i KK Prishtinë.

Investimet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhen vazhdimisht, për një jetë më të lehtë për qytetarin

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksportet e Kinës kanë rënë më shumë se që është…