KALI I SHPRESËS

11 mars 2022 | 20:57

Nexhat Çoçaj

Në thundrën tënde ngjizen shikimet

Duke ua vënë medaljon betejave

Nga një patkua me radhë

Për t’i peshuar fitoret me varre

Kush më shumë se ti

Ka shkelur nëpër gjak

Ka kaluar neper lumenj

Ka mbërri maje bjeshkësh

Ku puthiten qielli e toka

Kush më shumë se ti

Me kurriz e ka peshuar kohën

Ka zgjedhur enigmën e vdekjes

Ka përcaktuar shenjtërimin e shpresës.

Kush më shumë se ti

Ka shërbyer busullë e njerëzimit

Kur dilje nga shtëpia në drejtim të lindjes

Fitoren e sigurt e kishte kalorësi

E në perëndim humbjen paralajmëroje

Dhe bëheshe trishtues duke refuzuar nisjen

kush më shumë se ti

Ka bredhur fushave të mejdanit

Ka pi ujë të krojeve majë malit

Ka marrë nuse me duvak

Ka ndalur gjakderdhjen pritave

Ka kthyer vdekjen nga varri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë…