“Kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë”, këngëtarja shqiptare: Njerëzit ende nuk më…

17 nëntor 2022 | 13:13

Këngëtarja me famë botërore shqiptare, Bebe Rexha, ka arritur së fundmi një tjetër sukses në karrierën e saj, duke fituar një çmim në “MTV EMA”.

Por jo vetëm kaq, pasi tani ka mësuar se është nominuar edhe në “Grammy Awards 2023” së bashku me David Guetta për këngën “I’m good (Blue)”.

E teksa karriera e saj muzikore është gjithnjë e në rritje, Bebe ka vendosur që të ‘hapë zemrën’ e të flasë për jetën e saj profesionale. Në një intervistë të dhënë për “EliteDaily”, 33-vjeçarja foli për faktin se ka ende njerëz që i dinë këngët e saj por këngëtaren nuk e njohin.

“Dua të them, është e çuditshme. Unë kam qenë në internet gjatë gjithë kohës. Dikur kisha një zemër prej çeliku. Pra, pashë atë video të vajzës që fliste për njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm. Dhe e kuptoj plotësisht atë që ajo thotë sepse ka të drejtë, sikur unë kam tri këngë që janë me nga një miliard dëgjime secila. Unë kam një këngë të certifikuar me pllakatën diamant [“Meant to me” me Florida Georgia Line], ka vetëm 63 në të gjithë botën”, rrëfeu këngëtarja e njohur.

Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe tek fakti se ajo ka shkruar hite të njohura, siç kujtojmë këngën e Eminem dhe Rihanna-s “The Monster”.

“Dhe unë kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë, dhe megjithatë njerëzit ende nuk e dinë se kush jam. Dhe unë jam në rregull me këtë. Për të qenë e sinqertë, më pëlqen të shkoj në [dyqanin ushqimor] “Ralph’s” dhe të blej biletat e llotos dhe të bëj pazar ushqimesh për qenin tim, dhe më pëlqen të mos vë makijazh. Më pëlqen të vesh të njëjtën veshje çdo ditë në studio, si dhe të bëj pazar”, përfundoi këngëtarja e famshme shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 nëntor, në rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë…