Kamberi: Në Tërnoc po frikësohen votuesit me alarm për bombë

23 qershor 2022 | 12:34

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për procesin zgjedhor që është duke u zhvilluar sot në Tërnoc të Preshevës.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka deklaruar se në një shkollë është dhënë një alarm fals për bombë, kjo sipas tij është për t’i frikësuar votuesit.

“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ‘kjo është mbretëri dhe na vendosim këtu’. Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë. Ndërkohë vjen një paralajmërim për ‘bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet’, që e ka marrë drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptar”, ka shkruar Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…