Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

26 maj 2021 | 10:19

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë diskutimi për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund ta detyrojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër VuçiQ të njohë Kosovën.

Kamberi ka theksuar edhe se Serbia ende nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejte ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës.

“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat deri tani nuk janë respektuar. Serbia akoma nuk është përballur me një presion të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në drejtim të Kosovës. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim,”, kështu tha Kamberi në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Kamberi po i sheh si pjesë të fushatës deklaratat e presidentit serb se nuk do ta njohë Kosovën e për çka nënvizon se në këto deklarata fshihen qëllime tjera.

“Ai me këto deklarata po luan rolin e të fortit duke qenë në prag zgjedhjesh dhe po përgatitet për fushatë. Besoj se synimi i tyre nuk është më Kosova, por tregtia nëpërmjet Kosovës për territoret e Bosnjës”, ka deklaruar deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katërshja e gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën, do…