Kameramanit nga Lipjani ia vjedhin dy kamera, tripodin e monitorin

09 prill 2023 | 09:41

Një kameraman e ka informuar policinë se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga vetura dy kamera, një tripod dhe një monitor.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur dje derisa po e përcillte një ndeshje futbolli.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/Lipjan 08.04.2023-14:55-17:00. Ankuesi mashkull kosovar me profesion kameraman, ka raportuar se deri sa ka përcjell një ndeshje futbolli, nga vetura e ti janë vjedhur dy kamera profesionale, një tripod (mbajtës i kamerave), dy çanta të kamerave, një monitor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas një studimi të ri, banorët kanë konsumuar shumë droga…