Kampioni përballet me nënkampionin

02 dhjetor 2022 | 17:30

Xhiroja e 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë shumë sfida interesante pasi garat në elitë janë emocionuese dhe të barabarta e dramatike.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit. Kuqezinjtë kanë pesë fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e pesë humbje. Në këtë ndeshje Federata e Basketbollit e Kosovës, në bashkëpunim me UN Women Kosovo, do ta organizojnë një aktivitet në kuadër të “16 ditë të aktivizimit” dhe ndalimit të dhunës ndaj gruas.

Takimi i dytë është mes kampionit Golden Eagle Yllit dhe nënkampiones, Trepçës. Ylli pas eliminimit në grupet e FIBA Europe Cup do të përqendrohet tërësisht në garat vendore. Therandasit pas katër humbjeve radhazi kanë gjashtë fitore radhazi dhe janë në kërkim të fitores së shtatë, kurse mitrovicasit kanë pasur ‘luhatje’ me gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa takimi pritet të jetë shumë interesant mes skuadrave që kanë ambicie titullin e kampionit. Të dielën përballen rivalët e vjetër, Peja dhe Bashkimi.

“Verdhezinjtë” kanë nëntë fitore e dy humbje, kurse “Portokallezinjtë” katër fitore e tetë humbje. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit. Prishtinasit kanë tetë fitore e katër humbje, kurse “Vreshtarët” janë në një pozitë më të palakmueshme me dy fitore e dhjetë humbje. Kjo është xhiroja e fundit para ndeshjeve të Superkupës së Kosovës që organizohet nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë.

Prince Caffe Superliga – Java 13

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Ponte Prizreni
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

Të dielën takohen:
17:00 Peja – Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevdet Pozhari, analist i njohur, ka shkruar një status pas…