Kampionia përballet me nënkampionen

04 nëntor 14:41

Xhiroja e katërt në Superligën e femrave do të dhurojë disa ndeshje mjaft interesante. Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet nënkampiones, Prishtina dhe kampiones, Penza.

Edicionin e kaluar Prishtina në garat e rregullta kishte 20 fitore e asnjë humbje, por në finale të “Play-off-it”, pejanet fituan 3:1 dhe fituan titullin në Kosovë. Në këtë edicion të dy skuadrat kanë nga dy fitore e një humbje dhe pritet një ndeshje interesante dhe rivalizuese.

Bashkimi që e ka nisur edicionin me tri fitore e asnjë humbje do të ndeshet me Trepçën dhe shihet favorite ndaj skuadrës mitrovicase që ka një fitore e dy humbje. Në takimin tjetër do të ndeshen Vëllaznimi me United Basketball. Skuadra kuqezi nga Gjakova do të kërkojë fitoren e parë për këtë edicion, ndërsa ajo gjilanase ka një fitore e dy humbje.

Superliga e femrave – Java 4

Të shtunën takohen:
15:00 Trepça – Bashkimi

Të dielën takohen:
14:00 Vëllaznimi – United Basketball
20:00 Prishtina – Penza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora duket se është dashuruar fort në Taika Waititin.Këngëtarja…