Kamza shkarkon Klodian Duron

08 nëntor 2018 | 14:03

Skuadra e Kamzës e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Klodian Duron. Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Klubi benë të ditur mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falënderuar trajnerin për kontributin e tij te palodhur, përkushtimin dhe gjithçka dha për skuadrën tonë, bëjmë te ditur se rrugët tona ndahen këtu. Mungesat e rezultateve na detyrojnë te bëjmë një zgjidhje tjetër në këtë moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojme suksese në karrierën e tij në vazhdimësi dhe e konsiderojmë gjithnjë pjesë të familjes sonë”, thuhet në njoftimin e Kamzës.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit, Michal Barnier, ka…