Kanadaja dhe Australia kërcënojnë me bojkotim të Lojërave Olimpike

23 mars 2020 | 17:33

Vijnë problemet e para për organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020. Pas deklaratave nga Brazili, Norvegjia dhe Holanda, të cilat ishin kërkesa të thjeshta për shtyrjen e tyre, Kanadaja dhe Australia kanë vendosur që të kalojnë në veprim konkret.

Komiteti Olimpik Kanadez, në të njëjtën linjë me atë paraolimpik dhe i mbështetur nga federatat dhe qeveria, ka zyrtarizuar nëpërmjet një qëndrimi se ka marrë “vendimin e vështirë për të mos çuar atletë në Olimpiadë në verën e këtij viti. Ndonëse jemi në dijeni për shtyrjen e tyre, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e atletëve tanë dhe e komunitetit botëror”.

Mjaft i qartë dhe qëndrimi i Komitetit Olimpik Australian, që njoftuar atletët e saj që “të bëhen gati për Lojërat e Tokios të vitit 2021”, duke nënvizuar se tanimë e rëndësishme është situata botërore lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…