Kanadaja do t’ia japë Ukrainës aeroplanin rus të konfiskuar An-124

11 qershor 2023 | 08:46

Kryeministri kanadez Justin Trudeau premtoi të shtunën se do t’ia dorëzojë Ukrainës një aeroplan mallrash rus An-124 të sekuestruar.

“Sot, përmes legjislacionit që miratuam, ne po konfiskojmë këtë aeroplan që ishte në pronësi të Rusisë dhe po fillojmë procesin e transferimit të këtij aseti në Ukrainë, në mënyrë që të mos përdoret më kurrë nga Rusia në mbështetje të luftës”, tha Trudeau gjatë vizitës së tij në Kiev, transmeton Telegrafi.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, aeroplani transportues që i përkiste një kompanie ajrore ruse, mbërriti në Toronto më 27 shkurt të vitit të kaluar duke transportuar një ngarkesë me teste të COVID-19 nga Kina. Aeroplani, i cili u mor me qira nga qeveria kanadeze, mbërriti dy orë përpara se autoritetet e vendit të Amerikës së Veriut të mbyllnin qiellin për fluturimet ruse për shkak të situatës në Ukrainë.

Aeroplani ka mbetur në Kanada dhe tani do të transportohet në Ukrainë.

Oleg Stepanov, ambasadori rus në Kanada e quajti këtë vendim për transportimin e aeroplanit në Ukrainë si të “paligjshëm” dhe “vjedhje të zakonshme” në një intervistë për TASS të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dje përmes një njoftimi për media ka bërë…