Kancelari austriak për situatën në veri: Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet

01 qershor 2023 | 11:32

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Nehammer ka thënë se palët po bëjnë hapa që e pamundësojnë de-eskalimin e situatës në veri.

“Kur jemi tek kjo situatë. Institucionet kosovare nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për ta de-eskaluar situatën. Është shumë e rëndësishme që dhuna të ndalet. Dhuna është çdoherë e papranueshme”, ka thënë Nehammer në adresimin para medieve në prag të nisjes së Samitit të liderëve evropianë në Moldavi.

Kancelari austriak ka thënë Serbia është një vend shumë i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor.

“Ka ndikim të madh në de-eskalimin e konflikteve. Por, për të de-eskaluar duhen dy vende. Duhet edhe Kosova”,  ka thënë kancelari austriak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari politik, i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka kritikuar…