Kancelari gjerman infektohet me koronavirus

18 dhjetor 2023 | 12:52

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

Scholz këtë lajm e ka bërë me dije me anë të një postimi në platformën “X”.

“Kjo nuk është qartë një surprizë për të cilën jam i lumtur. Testet i im Covid-19 tregon dy rreshta”, ka shkruar Scholz.

Scholz ishte infektuar edhe më herët me koronavirus, në shtator të vitit të kaluar, teksa ishte izoluar në Kancelarinë e Berlinit në atë kohë.

Sipas mediave gjermane këtë herë nuk dihet nëse Scholz aktualisht është i izoluar në zyrën e tij apo në apartamentin e tij në Potsdam.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi Nëse diçka në botë ka “Sui Generis”…