Kancelari gjerman nën hetime, kjo është arsyeja

10 gusht 2022 | 15:41

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz është duke u hetuar nga autoritetet gjermane  për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e njohur si “Cum-ex”, gjatë kohës sa Scholz ishte kryebashiak i Hamburgut.

Gjykata e Qarkut në Koln e ka lëshuar një urdhër për kontrollimin e e-maileve dhe dokumenteve që i përkasin atij.

Olaf Scholz, ishte kryebashkiak i Hamburgut deri në vitin 2018-të dhe e-mailet dhe dokumentet që do të kontrollohen datojnë nga 1 janari i vitit 2015-të.

Ai është duke u dyshuar se ka mundësuar një favorizim të evazionit fiskal në vlerë prej 47 milionë eurove.

Subjekt i hetimit është edhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i Partisë Socialdemokrate, Johannes Kahrs, por edhe politikanë të tjerë.

Prokurorët që janë duke u përpjekur të zbardhin se si ka ndikuar klasa e atëhershme politike, në nëntor të 2016- tës, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore me vlerë 47 milionë euro në dëm të bankës “Warburg”, shkruajnë mediat gjermane.

I kontaktuar nga mediat, zëdhënësi i qeverisë gjermane ka deklaruar se nuk është në dijeni të urdhrit të gjykatës për të kontrolluar email-et e Scholzit dhe ka shtuar se kancelari nuk ka asgjë për të fshehur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Ervin Muco nga Shqipëria thotë se shumë njerëz paguajnë…