Mijëra persona në Britani me martesa të rreme, shumica prej tyre nga Shqipëria

10 gusht 15:40

Dr. Ervin Muco nga Shqipëria thotë se shumë njerëz paguajnë bandat kriminale sepse e shohin këtë situatë si një “biletë fillestare” për një jetë të re.

Është zbuluar se qindra persona në Britani të Madhe nuk janë ndjekur penalisht pavarësisht martesave të rreme dhe vazhdojnë jetesën në vend, ndërsa theksohet se shumica prej tyre janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas dokumenteve që BBC ka siguruar në kuadër të Ligjit për Lirinë e Informacionit (FOIA) është zbuluar se qindra persona pas Brexit-it kanë zgjedhur rrugën e martesës së rreme për të jetuar në Britani.

Të dhënat tregojnë se janë zbuluar 365 çifte me shtetësi të Bashkimit Evropian (BE) dhe atyre pa shtetësi të BE-së në periudhën 2018-2021.

Theksohet se martesat e rreme të bëra për marrjen e lejes së qëndrimit nuk janë çuar në drejtësi dhe ndjekjet e fundit penale janë bërë në vitin 2018.

Gjithashtu është bërë e ditur se në 2 vitet e fundit askush nuk është deportuar për shkak të martesës së rreme.

Raportohet se shumica e personave që kanë kryer martesë të rreme janë shtetas të Shqipërisë.

Dr. Ervin Muco nga Shqipëria thotë se shumë njerëz paguajnë bandat kriminale sepse e shohin këtë situatë si një “biletë fillestare” për një jetë të re.

Prof. Krenar Ahmeti nga Universiteti i Tiranës, një ish-polic, tha se bandat kriminale luajnë një rol shumë të rëndësishëm lidhur me këtë.

Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se janë bërë më pak hetime për këtë çështje gjatë pandemisë së COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes…