Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë merr mbështetje nga kjo parti

07 nëntor 2021 | 15:39

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë përkrahje në garën e balotazhit nga Partia Demokratike Turke në Kosovës (KDTP).

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Idrizi ka shkruar se ky partneritet ka sjellë punë dhe projekte të mira për të gjithë vushtrriasit, dhe siç tha ai do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë:

Faleminderit KDTP-së, për përkrahjen ndaj kandidaturës sime!

Do të rrugëtojmë së bashku me Partinë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm të më përkrahë mua në garën për kryetar komune. Kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për ne.

Edhe në të kaluarën kemi qenë partnerë në qeverisje. Ky partneritet ka sjellë punë dhe projekte të mira për të gjithë vushtrriasit, si dhe do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

Në qeverisjen tonë të re, e cila do t’ia rikthejë dinjitetin e humbur qytetit tonë, do të përkushtohemi maksimalisht në realizimin e planit tonë që si pikë kryesore ka rininë, gratë dhe krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Assesi nuk do të mungojnë investimet strategjike në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Vushtrrisë.

Falënderojmë të gjithë votuesit e KDTP-së, kryesinë e saj, kandidatin e tyre për kryetar, Ergin Sungur, kryetarin Ergin Bunjaku dhe gjithë të tjerët për këtë përkrahje.

Bashkimi bën fuqinë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për buxhetin 2022 nuk pritet të ketë ndikim të…