Kandidati për deputet i PEK-ut Egzon Dervishi i bashkohet PDK-së

15 shtator 2019 | 14:25

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se kandidati i Partisë Euroatlantike të Kosovës (PEK) me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjedhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve. Jo vetëm PEK-u, por asnjë parti në Drenas e Drenicë, as ka treguar program as ofertë për të marrë besimin e qytetarëve. Drenica i njohin edhe kontribuuesit edhe të përkushtuarit për çështjet jetike për ta dhe shtetin”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Gjimnastikës “Elita” nga Prishtina ka festuar 3 vjetorin…