Kandidati për president amerikan bën një premtim të pazakontë

12 gusht 2019 | 11:57

Senatori shpresues i Shtëpisë së Bardhë, Bernie Sanders ka bërë një premtim të pazakontë për të marrë votat e amerikanëve. Ai tha se nëse zgjidhet president i SHBA-së, do të shpalosë njohuritë e qeverisë amerikane për alienët.

Senatori i Vermontit e bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në emisionin e Joe Regan, në “YouTube”.
Në fund të bisedës, Rogan shtroi pyetjen popullore në lidhje me jetën ekstra tokësore. “Nëse hyni në zyrë dhe zbuloni diçka për alienët, do të na tregoni?” ka pyetur komediani.

“Po do t’ju them, gruaja ime do të më kërkonte që unë t’jua tregoja”, është përgjigjur Sanders me të qeshur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kukësit, Ilir Avdyili ka folur për kanalin zyrtar…