Avdyli: Erdha te Kukësi për trofe

12 gusht 2019 | 11:53

Portieri i Kukësit, Ilir Avdyili ka folur për kanalin zyrtar të klubit për aventurën e re, që është duke provuar te skuadra verilindore. Ai pohon se lufta për trofe e Kukësit e kanë shtyrë atë që të provojë një eksperiencë të re, me klubet e elitës.

“Unë me qëllimin e vetëm që kam ardhur te Kukësi, që në fillim e kam menduar se do të vijë momenti im, herët a vonë. Jam duke punuar mjaft mirë, së bashku me kolegët dhe me stafin. Ekipi ka filluar të marrë formë dhe do të vijë momenti më shpejt nga sa e kisha menduar. E pres me padurim këtë moment dhe kam punuar gjatë gjithë kohës, duke pritur momentin që do të vinte një ndeshje e cila është e barabartë me një trofe dhe shpresoj ta kalojmë në mënyrën më të mirë. Shpresoj shumë tek ekipi, pasi ka potencial dhe nuk do të jetë problem të përballojmë një ndeshje të tillë”, është shprehur Avdyli.

“Kukësi lufton gjithmonë për trofe dhe më ka shtyrë edhe mua të provojë një aventurë të re, pasi kisha kohë që luaja me ekipe që pretendonin mesin e tabelës. Kjo gjë të mban karikuar gjatë gjithës kohës dhe duhet të nxjerrë maksimumin tim. Nëse jam titullar do të provojë të nxjerrë më të mirën. Kjo është një mundësi shumë e mirë, pasi je gjatë gjithë kohës i përqendruar”, ka deklaruar Avdyli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është duke hartuar…