Kandidatja e AAK-së për asamblenë e Prishtinës: Mendoni mirë para se të votoni (video)

12 tetor 2021 | 15:11

Kandidatja për asamble në Kuvendin Komunale të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Donjeta Morina ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e kryeqytetit të mendojnë mirë përpara se të votojnë.

Morina edhe një herë është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm i sportiostëve në Kuvendin Komunale të Prishtinës, raporton “Epoka e re”.

“Krahas fushatës shtëpi për shtëpi, mbrëmë ishim së bashku me Kryetarin Daut Haradinaj, kandidatët për Asamble Komunale dhe banorët e lagjes Velania, Taslixhe, Rruga e Bledit dhe Parku i Qytetit. Edhe pse e përfaqësoj lagjen Velania aty ku jam rrit unë zotohem që do të jem përkrahëse dhe mbështetëse e secilës lagje dhe fshat të Prishtinës. E si ish basketbolliste e Prishtinës zotohem që do të jem një zë i fuqishëm i çdo sportiste jo vetëm në Prishtinë. Andaj me 17 tetor kërkoj nga ju të mendoni mirë para se të vendosni për të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj. Vetëm me këtë mbështetje do ta ndryshojmë së bashku Prishtinën”, ka thënë Morina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…