Kandidatja për deputete e Nismës: Atdheu im e di ku i rrah zemra, me Çlirimtarët 121
Kandidatja për deputete e Nismës Socialdemokrate, Begishe Qarri-Berisha, në mesazhin e saj në përmbyllje të fushatës zgjedhore, ka theksuar se tanimë vendi ynë mund të mburret me fushatën e qetë dhe mundësinë e shpërndarjes së mesazheve paraelektorale në mënyrë të kulturuar.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se tani po afrohet ora e sovranit, duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë subjektin politik Nisma Socialdemokrate me numër 121 dhe atë për deputete me numrin 42.
“Jam e lumtur nëse marr besimin Tuaj, por, edhe më shumë e lumtur nëse e votoni të paktën subjektin NISMA me numër 121. Atdheu im e din ku i rrah zemra! Me ÇLIRIMTARËT!”, ka shkruar Begishe Qarri-Berisha.
Postimi i plotë i saj:
Të nderuar miq,
Po mbyllet koha e paraparë për fushatë. Vendi ynë mund të mburret me fushatën e qetë dhe mundësinë e shpërndarjes së mesazheve paraelektorale në mënyrë të kulturuar.
Po afrohet momenti i së vërtetës. Po afrohet ora e sovranit. Dhe, vetëm ky sovran e di të vërtetën.
Ju falënderoj për përkrahjen!
Numri im është 42.
Jam e lumtur nëse marr besimin Tuaj, por, edhe më shumë e lumtur nëse e votoni të paktën subjektin NISMA me numër 121.
Atdheu im e din ku i rrah zemra!
Me ÇLIRIMTARËT!
#NismaSocialdemokrate121
#FatmirLimaj1
#BegisheQarriBerisha42





