Kandiqi i propozon Vuçiqit që të ndërtojë memorial në Batajnicë për 800 shqiptarët e vrarë në Kosovë

23 shkurt 2023 | 16:16

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka folur për takimin e së hënës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kandiqi ka vlerësuar se procesi i normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të niste nëse Vuçiq do të deklaronte të hënën se do të ndërtojë një memorial në Batajnicë afër Beogradit në nderim e kujtim të 800 njerëzve të vrarë në Kosovë.

Në fillim të vitit 2000, në Batajnicë, në poligonin e njësisë speciale anti-terroriste të policisë serbe ishte zbuluar varreza masive me trupat e qindra shqiptarëve të Kosovës që ishin vrarë në vendin e tyre nga forcat serbe, dhe më pas ishin bartur në atë hapësirë, në një tentim të strukturave shtetërore të Serbisë, të asaj kohe, për t’i fshehur gjurmët e krimeve të bëra.

Kujtojmë se institucionet serbe ndër vite kanë refuzuar kërkesën e organizatave e individëve të ndryshëm që në vendin ku u zbulua varreza masive të vendoset një pllakë-përkujtimore apo memorial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana…