Kane bën histori në Champions, barazon Gerrardin dhe vendos rekord unik ndaj Real Madridit
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, po kalon një formë të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, duke hyrë në histori si një nga anglezët më të suksesshëm në këtë garë.
Kane ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në Champions League, duke arritur shifrën e shtatë golave dhe duke barazuar rekordin e legjendës Steven Gerrard nga sezoni 2007/08.
Ai bëhet kështu vetëm lojtari i dytë anglez që realizon një seri të tillë mbresëlënëse.
Por nuk mbaron këtu, Kane ka vendosur edhe një rekord unik, duke u bërë lojtari i parë në histori që kontribuon me gol ose asist në pesë ndeshje radhazi në Champions League kundër Real Madridit.
Në këtë seri, ai ka regjistruar 3 gola dhe 2 asistime ndaj gjigantit spanjoll.
Me këto paraqitje, sulmuesi anglez po konfirmon statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë në Evropë dhe një lider i padiskutueshëm i Bayern Munich në skenën më të madhe të futbollit.



