Kane do të largohet nga Tottenhami

18 maj 2021 | 10:44

Harry Kane e ka ndarë mendjen dhe kërkon që të provojë një aventurë të re, në një klub ku mund të fitojë dhe të jetë i rëndësishëm njëkohësisht.

Sulmuesi anglez dëshiron të mbetet në Premier League dhe dëshirën e tij për t’u larguar te Tottenham e dinë prej kohësh.

Vetë Kane ua ka komunikuar diçka të tillë dhe janë dy klube të Premier League që e duan sulmuesin, i cili këtë sezon ka shënuar 22 gola në 33 ndeshje në kampionat.

Manchester City e ka zgjedhje të parë Kane, sipas “The Athletic”. “Qytetarët” janë interesuar për transferimin e sulmuesit, për të cilin edhe Chelsea është në garë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Ricardo Costa, i cili ishte gjithashtu drejtor i klubit…