Kane me kontratë të re, Olise mbetet te Bayerni

27 prill 2026 | 14:44

Me të përfunduar sezoni aktual, sulmuesi Harry Kane pritet të firmos kontratë të re me Bayern Munchenin.

Kane ka kontratë me bavarezët deri në vitin e ardhshëm, por me kontratën e re do të jetë pjesë e Bayernit të paktën deri në vitin 2029.

Negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar dhe marrëveshja pothuajse është arritur në parim, përpara se të zyrtarizohet në fund të sezonit.

Kane ka shënuar 53 gola këtë sezon në të gjitha garat dhe u transferua te Bayerni në vitin 2023 nga Tottenhami.

Ndërkohë, mësohet se Bayerni ka paralajmëruar skuadrat e interesuara për francezin Michael Olise, duke bërë me dije se 24-vjeçari është i paprekshëm dhe nuk largohet nga ekipi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka e ka fituar epitetin e…