Kane: Shqipëria ka gjasa të kualifikohet në Kampionatin Botëror

11 nëntor 2021 | 23:26

Nesër me fillim nga ora 20:45 Shqipëria do të luajë si mysafire kundër Anglisë.

E për ndeshjen ka folur një nga sulmuesit kryesor të anglezëve Harry Kane.

Kane nuk e la pa e lëvduar kombëtaren shqiptare.

Ai tha se “Kuq e zinjtë” kanë ende gjasa të kualifikohen për në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Sulmuesi anglez theksoi se Shqipëria ka shumë mbrojtje cilësore andaj sipas tij do të jetë goxha e vështirë që të shënohet.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë, Shqipëria ka ende shanse për tu kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion. Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështire dhe jemi gati për sfidën”.

“Mbrojtja e Shqipërisë: E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi jonë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett dhe ndihmësit e tij të…