Kapen 2,100 kilogramë cigare kontrabandë në Mitrovicë të Veriut

02 qershor 2021 | 15:38

Dogana e Kosovës sot ka organizuar një aksion ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e cigare dhe duhanit të kontrabanduar.  

 Njësit e Doganës sot në Mitrovicën veriore kanë kryer një kontrolle në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme te cilat dyshohet se janë futur të kontrabanduara. “Njësitet antikontrbandë kanë bërë konfiskimin e duhant dhe cigareve derisa sipas urdhrit të Prokurorisë themelore në Mitrovice dhe nën udhëheqjen e tyre është duke u intervistuar pronari. Sasia e konfiskuar sot është 2100 kg cigare dhe duhan i grirë (200kg). Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, është bërë me dije nga Dogana e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë projektit “Qendrat kreative në shkollat e Kosovës” të implementuar…